Izmi Zeka: Thaçi do ta bëjë edhe ushtrinë
Izmi Zeka: Thaçi do ta bëjë edhe ushtrinë
20.03.2017 | 14:15
Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Izmi Zeka, ka thënë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sikurse shumë procese të rëndësishme që i ka përmbyllur, do ta përmbyllë edhe formimin e ushtrisë së Kosovës.
“Presidenti Thaçi deri më sot ka arritur t’i përmbyllë të gjitha proceset e rëndësishme për Kosovën, duke u nisur nga Lëvizjet Studentore, lufta Çlirimtare, Rambujeja e deri te shpallja e pavarësisë së Kosovës. Prandaj edhe hapi për formimin e ushtrisë së Kosovës është në vazhdën e angazhimit të tij shtetformues. Kështu që debatet janë krejt të panevojshme, ku Ushtria e Kosovës duhet të bëhet ditë e më parë. Presidenti Thaçi në bashkëpunim me SHBA-të, Bashkimi Evropian dhe NATO-n, ka arritur që ta formësoë shtetësinë e Kosovës”, ka shkruar Zeka në llogarinë e vet në “Facebook”. Ai ka thënë se ushtria e Kosovës do të bëhet dhe nuk ka alternativë. “Humbja kohë në diskutime e debate veç është bjerrje kohe e atyre që asnjëherë nuk arrin të vendosin për çështje të rëndësisë së veçantë. Ushtria do të bëhet dhe nuk ka alternativë!”, ka thënë Zeka.