Kadri Balaj kritikon qeverisjet paraprake
Kadri Balaj kritikon qeverisjet paraprake
26.09.2017 | 22:03
Kandidati për Kryetar të Suharekës nga radhët e Nismës, Kadri Balaj, fillimisht shprehi keqardhje që në këto zgjedhje nuk ka kandidate femër, e më pas kritikoi qeverisjet paraprake në këtë komunë.
 “Komuna e Suharekës ka nevojë që të punohet më mirë se që është punuar deri tani. S’jam pajtuar me qeveritë e mëparshme, sepse janë marrë më shumë me asfaltin dhe unë mendoj që është mjaft, të gjitha ato investime për asfaltim duhet të kalojnë diku tjetër. Në përparësi është zhvillimi i bujqësisë sepse Suhareka ka një territor të mrekullueshëm për bujqësi. Dy kryetarët e mëparshëm në çdo fushatë zgjedhore kanë thënë që ky katërvjeçar do të ketë ujë të pijshëm 24 orë, por kjo gjë s’është arritur asnjëherë e që ka mundësi me u arrit”, ka thënë Balaj në “Magazina Lokale” në “Klan Kosova”.