Kadrijaj: Themelimi i ushtrisë s’është kërcenim për serbët
Kadrijaj: Themelimi i ushtrisë s’është kërcenim për serbët
21.04.2017 | 11:56
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, duke folur në sesionin e dytë punues të mbledhjes së tretë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, ka deklaruar se gjendja e sigurisë në Kosovë është e brishtë.
“Siguria e Kosovës është e brishtë. Edhe siguria nacionale dhe humane është në shumë dimensione. Vjedhjet e shtëpive dhe banesave, pabarazia dhe gjendja ekonomike janë faktorë. Një dimensionin tjetër, është kërcënimi nga strukturat paralele dhe terrorizmi e kur të gjitha këtyre ju shtohet edhe jo stabiliteti politik. Mund të shohim gjendje të destabilizimit të sigurisë që mund të jenë të sponsorizuara. Kosova tash po përballet me provokime ndaj sigurisë e që sfidat mund të rritën në të ardhmen pasi Qeveria e Kosovës është e përgjumur”, ka deklaruar Kadrijaj. Ajo ka thënë se mos themelimi i ushtrisë së Kosovës nënkupton arkitekturë të pa kompletuar të sigurisë. “Ushtria e Kosovës nuk është kërcenim për serbët në Kosovë, por do ta ndihmonte stabilitetin në rajon. Kosova nuk bënë ushtri kundër Serbisë, por për siguri rajonale”, ka thënë Kadrijaj.
 
Redaksia online
(a.m. / epokaere.com)