Kolegji AAB nderohet me “Çmimin e Partneritetit” nga ISA
Kolegji AAB nderohet me “Çmimin e Partneritetit” nga ISA
22.11.2016 | 14:40
Me rastin e hapjes së punimeve të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare “Arsimi dhe zhvillimi i qëndrueshëm, e ardhmja që po krijojmë” në Tetovë të Maqedonisë, nga mbi 40 universitete me të cilat ka bashkëpunuar Instituti Shqiptar i Sociologjisë në 10 vjetët e fundit, “Çmimi i Partneritetit” iu nda Kolegjit AAB, të cilin në emër të institucionit e pranoi prorektori për Shkencë, dr.sc. Hasan Saliu.
Saliu duke u falënderuar për çmimin, ka thënë se marrja e këtij çmimi është një nder për Kolegjin AAB, sepse vjen nga një anëtar i shoqatës globale, International Sociological Association (ISA): “Kam kënaqësinë që në emër të rektorit të Kolegjit AAB, prof. Lulzim Tafa, t’ju shpreh falënderimet e sinqerta për këtë çmim, ndërsa konferencës t’i dëshiroj punë të mbarë dhe suksese”, është shprehur Saliu.
Saliu ka thënë se bashkëpunimi i Kolegjit AAB me Institutin Shqiptar të Sociologjisë ka rezultuar mjaft i frytshëm në organizimin e konferencave shkencore, siç ka qenë konferenca e vitit të kaluar në Prishtinë, ku ka pasur rreth 200 pjesëmarrës, ndërsa edhe konferenca e sotme është rezultat i këtij bashkëpunimi.