Komandanti i FSK-së viziton Gardën Kombëtare të Ajovës
Komandanti i FSK-së viziton Gardën Kombëtare të Ajovës
17.08.2017 | 16:08
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, së bashku me bashkëpunëtorë të tij është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Gardën Kombëtare të Ajovës.
Gjatë kësaj vizite delegacioni i FSK-së është pritur nga komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneralmajor Timothy Orr dhe stafi i lartë i kësaj garde.
Komandanti i FSK-së ka vizituar njësitë dhe Shtabin e Përbashkët të Gardës Kombëtare të Ajovës, ku pastaj ka zhvilluar një takim me gjeneralin Orr. Ata biseduan për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe shkëmbimin e përvojave në mes dy forcave, si dhe për avancimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen.
Gjeneral Rama ka vizituar edhe Institutin Regjional të Trajnimit, Qendrën e Trajnimit për Mbështetje si dhe Komandën e Gardës Kombëtare Ajrore të Ajovës. Gjatë takimeve që gjeneral Rama ka zhvilluar në këto qendra, ndër tjera, nga drejtuesit e tyre ka kërkuar mbështetjeje për pjesëtarët e FSK-së në fushën e mirëmbajtjes, mjekësisë ushtarake, mbrojtjes kibernetike si dhe në fushën e zhvillimit profesional të udhëheqjes. Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, do të qëndrojë për në ShBA deri më 20 gusht.