Krasniqi e Gashi flasin për bashkëpunimin socialdemokrat
Krasniqi e Gashi flasin për bashkëpunimin socialdemokrat
20.04.2017 | 17:01
Kryetari i Demokracisë Sociale të Kosovës (DSK), Begzad Gashi, ka takuar sot kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në vend, veçanërisht për bashkëpunimin socialdemokrat.
“Pas takimit në selinë e partisë Nisma, patëm bisedime të interesit të bashkëpunimit socialdemokrat. Shoku dhe udhëheqësi i Ilegales së viteve ‘79-‘81 prof. Dr. Jakup Krasniqi më dhuroi kompletin e librave të tij. Ndihem shumë i nderuar që mora këtë dhuratë nga ish-zëdhënësi i UÇK-së, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, ish-kryetari i Kuvendit, presidenti i vendit në zëvendësim, si dhe tani kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.