Krasniqi i bindur për fitoren e Nismës në Klinë
Krasniqi i bindur për fitoren e Nismës në Klinë
26.09.2017 | 14:30
Kryetari i Këshillit Kombëtar i Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, është i bindur se asnjë subjekt politik nuk ka ofruar kandidat për kryetar më të mirë së Nisma.
Ai në tubimin elektoral në Klinë, është shprehur i bindur në fitoren e Nismës dhe kandidatit të saj për kryetar të kësaj komune. “Jam i bindur që asnjë subjekt politik kësaj radhe qytetarëve të Klinës nuk i ka ofruar kryetar më të mirë se sa Nisma me kandidatin, Nezir Gashi. Qytetarët e Klinës nuk do të zhgënjehen. Këta kandidatë e dinë se kush i ka quar aty dhe këta duhet ta dinë që janë qytetarët e Klinës mund t’i qesin nga aty. Unë besoj që këta kandidatë do të shkojnë atje me votën e juaj dhe do të zbresin me faqebardhë duke e respektuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar Krasniqi. Në këtë tubim, Krasniqi ka folur edhe për arsyet e largimit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Sipas Krasniqit, për disa vite janë munduar që të ndryshojnë logjikën e një subjekti që kishte dal nga lufta, siç ka qenë PDK-ja. Ndërsa kandidati për kryetar të komunës së Klinës nga Nisma, Nezir Gashi, ka thënë se programi i tij qeverisës ka në fokus zhvillimin ekonomik.