Kurti: Viti 2017, vit i Vetëvendosje!-s
Kurti: Viti 2017, vit i Vetëvendosje!-s
19.10.2017 | 13:13
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në tubimin elektoral në Viti, ka kërkuar votën e qytetarëve të kësaj komune, për kandidatin e këtij subjekti politik, Sali Salihun.

Duke hedhur kritika ndaj qeverisjes së kaluar komunale në Viti, Kurti ka theksuar se kandidati i tyre do jetë fitues i zgjedhjeve të 22 qershorit. “Vitia është komunë e njerëzve të punës e të tokës, paqes së mirëqenë e bashkëjetesës fetare. Demokracia lind aty ku ka Vetëvendosje! Demokracia ndodhë atëherë kur ka Vetëvendosje! Kur dhe ku fiton Vetëvendosje!, fiton shqiptaria e përfundon papunësia”, është shprehur ai. Kurti ka thënë se viti 2017 është viti i Salih Salihut dhe i Lëvizjes Vetëvendosje! “Viti 2017 -të, vit i Vetëvendosjes, vit i Salih Salihut”, është shprehur Kurti.