Lekaj paralajmëron protestë
Lekaj paralajmëron protestë
10.01.2017 | 22:53
Shefi i grupit parlamentar, Pal Lekaj, ka reaguar pas dështimit të votimit të një rezolute të përbashkët në Kuvendin e Kosovës për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Ky koalicion e vërtetojë edhe njëherë herë atë që ne e kemi përsëritur në vazhdimësi, politikën e nënshtrimit ndajë Serbisë. Sonte, koalicioni qeverisës, duke mos e votuar rezolutën ku kërkohej ndërprerja e bisedimeve me Serbinë, derisa nuk ndodh lirimi i ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe pastrimi i listave të Interpolit prej fletëarresteve të lëshuara nga Serbia, përfundimisht treguan se me shumë ju interesojnë negociatat dhe marrëveshjet e dëmshme të dalura nga kwto bisedime se sa mbrojtja e vlerave të luftës çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Lekaj në profiln e vet në “Facebook”.
Sipas Lekajt, qytetarët e Kosovës edhe pa ketë koalicion qeverisës do të dijnë si t’i mbrojnë çlirimtarët e saj."Haradinaj është Kosova" e jo peng i politikave ditore, prandaj bashkë me njerëzit e këtij vendi do të insistojmë e do të thërrasim zëshëm që z.Haradinaj të lirohet sa ma parë.Shihemi nesër në protesta!”, ka përfunduar ai.