Limaj: Dy javët e ardhshme, vendimtare për zgjedhjet parlamentare
Limaj: Dy javët e ardhshme, vendimtare për zgjedhjet parlamentare
21.04.2017 | 14:49
Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë Qeveria e Kosovës do të bie shumë shpejt. Ai ka thënë se dy javët e ardhshme do të jenë vendimtare nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Qeveria e Kosovës do të bie shumë shpejt. Dy javët e ardhshme janë vendimtare për zgjedhjet nacionale në Kosovë, ose gjatë këtyre dy jave do të ketë vendim për zgjedhje ose s’do të ketë zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Limaj në një konferencë për medie, në të cilën ka prezantuar aderimet e reja në Nismë.
Limaj ka folur edhe për çështjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, për të cilin mocion ka thënë se është duke shkruar mirë.