Limaj: Jam optimist se javën e ardhshme formohen institucionet
Limaj: Jam optimist se javën e ardhshme formohen institucionet
17.08.2017 | 14:37
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka bërë me dije se javën e ardhshme do të formohen institucionet.
Ai gjatë një konference për medie, me rastin e aderimit të Shukri Bujës në këtë parti, ka thënë se është optimist se javën e ardhshme do të formohet Kuvendi dhe Qeveria, raporton “Epoka e re”. “Jam optimist se javën e ardhshme do ta kemi Kuvendin dhe Qeverinë”, është shprehur Limaj.