Lirak Çelaj shpalos platformën e tij tetëpikëshe
Lirak Çelaj shpalos platformën e tij tetëpikëshe
26.09.2017 | 14:36
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lirak Çelaj, ka shpalosur Platformën zgjedhore, e cila përmban tetë pika për zgjidhjen e problemeve kryesore që ka sot kryeqyteti.
“Platforma jonë paraqet brengat e qytetarëve të Prishtinës. Programi ynë përmban 8 pika”, ka deklaruar Çelaj. Ai ka premtuar se do ta bëjnë Prishtinën një destinacion ku qytetarët do të vijnë enkas për ta vizituar.
 
Tetë pikat e platformës së Çelajt:
 
1. Prishtina e shpejtë - Trafik funksional urban, parkingje nëntokësore, taksë hyrëse në qendër.
2. Prishtina e sigurt - Kamerat e sigurisë, hyrjet me ndriçim, patrulla mobile të punëtorëve socialë.
3. Prishtina e ngrohtë – Energji efiçiente, implementimi i projektit për ngrohje, ulje e faturës së energjisë deri 40 për qind.
4. Prishtina 24 orë- Parqe për fëmijë, 1 lagje – 1 fushë rekreative-portive, industri e rajonit për clubbing.
5. Prishtina destinacion-Rikonstruktimi i Prishtinës së vjetër, teatri i qytetit, qytet i festivaleve.
6. Prishtina që parandalon- Tri këshillimore për të rinjtë, familjet dhe te moshuarit.
7. Prishtina e dijes-Ndërtimi i 3 shkollave dhe i 3 çerdheve të reja në kryeqytet.
8. Prishtina digjitale – Qendër ndërkombëtare e IT-së, inkubator për biznese të IT-së dhe industrisë kreative.