Lunaçeku jep dorëheqje nga funksionet partiake
Lunaçeku jep dorëheqje nga funksionet partiake
19.10.2017 | 00:05
Pas debaklit zgjedhor dhe dështimit për të hyrë në Parlamentin e ri të Austrisë, Partia e Gjelbër është zhytur në një krizë të thellë.
Për këtë arsye, bartësja e listës të kësaj partie në zgjedhje, Ulrike Lunaçek, ka dhënë dorëheqje. Krahas saj, dorëheqje ka dhënë edhe shefja e partisë, Ingrid Felipe. Që të dyja, të përlotura, këtë vendim ua përcollën anëtarëve të partisë.
Në konferencën për medie, Lunaçeku ka deklaruar se është i domosdoshëm një fillim i ri dhe ka njoftuar se do të tërhiqet nga të gjitha funksionet partiake.
Lunaçek nuk kishte ndonjë shpjegim për dështimin e partisë në zgjedhje, por pranoi se janë bërë gabime, të cilat duhet të analizohen.