Lunaçeku uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë
Lunaçeku uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë
17.02.2017 | 15:22
Raportuesja për Kosovën në Bashkimin Evropian, Ulrike Lunaçeku, ka uruar qytetarët e Kosovës për Ditën e Pavarësisë, duke thënë se kanë mbetur vetëm disa hapa për të shkuar drejt rrugës së liberalizimit të vizave.
Lunaçeku ka shtuar se inkurajon partitë politike në Kosovë që të vazhdojnë punën e tyre në mënyrë konstruktive dhe në frymën evropiane. “Urime dita e pavarësisë se Kosovës. I inkurajoj liderët e partive politike që të punojnë dhe të sillen në mënyrë konstruktive dhe frymë evropiane, po ashtu kanë mbetur vetëm disa hapa për të shkuar drejt procesit të liberalizmit por duhet të plotësohen kushtet”, ka thënë Lunaceku.