Masakra e Reçakut ndryshoi qasjen ndaj zhvillimeve në Kosovë
Masakra e Reçakut ndryshoi qasjen ndaj zhvillimeve në Kosovë
11.01.2017 | 10:31
Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se 15 janarin e vitit 1999 e kujton me emocione.
“E tëra që kam bërë unë, kam thënë atë që kam parë. Besoj se masakra e Reçakut, dhe mendimi im për të ka bërë që të vijë Konferenca e Rambujesë dhe NATO të bombardojë Serbinë”, ka thënë ai sot në emisionin e mëngjesit në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ai ka përmendur edhe vrasjen e rastit në kafiterinë Panda në Pejë, ku 5 apo 6 të rinj serbë u vranë. Walker ka thënë se i kishin thënë se ka qenë hakmarrje nga ana e UÇK-së. “Serbët më thanë se duhet të denoncoja UÇK-në, por unë u thash se nuk ka dëshmi. Po të isha i bindur do të denoncoja. Para një kohe të shkurtër mora vesh se forcat serbe ishin përgjegjëse për vrasjen e serbëve në Pejë”, ka theksuar ai.
Ish-ambasadorit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka folur edhe për politikën e sotme në Kosovë. Ai ka thënë se ka qenë kritik.
Sipas tij, ikja e njerëzve të zgjuar vjen për shkak të rrjedhës aktuale. “Unë dua që Kosova të ketë një imazh shumë pozitiv. Ndonjëherë ndihem edhe fajtor pse po them kështu”, ka thënë Walker.