Ministri Ismaili: Sigurimet shëndetësore në fund të vitit 2018
Ministri Ismaili: Sigurimet shëndetësore në fund të vitit 2018
18.10.2017 | 15:33
Ministri i Shëndetësisë (MSH), Uran Ismaili, ka raportuar në Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale.
Gjatë këtij raportimi, ministri Ismaili ka bërë me dije së deri në fund të vitit 2018 do të fillojë mbledhja e premiumeve për sigurimet shëndetësore. “Unë dua të ju them se sigurimet shëndetësore do t’i fillojmë në fund të vitit të ardhshëm, për ta mbuluar të gjithë Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Ismaili. Sipas tij, ministria që drejton ka dështuar në krijimin e agjencisë për mbledhjen e premiumeve.