Ministri Sefaj e ambasadori gjerman diskutojnë për vizat
Ministri Sefaj e ambasadori gjerman diskutojnë për vizat
19.10.2017 | 12:07
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Flamur Sefaj, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, me të cilin ka diskutuar për procesin e liberalizimit të vizave.
Gjatë takimit, diplomati gjerman ka premtuar se vendi i tij do të vazhdojë të jetë përkrahës në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova. Ndërsa, ministri Sefaj e ka falënderuar ambasadorin gjerman për përkrahjen dhe mbështetjen diplomatike të qeverisë gjermane për Republikën e Kosovës. Të dy bashkëbiseduesit janë dakorduar që bashkëpunimi në mes të këtyre dy shteteve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.