Molliqaj kritikon ashpër koalicionin PDK-LDK
Molliqaj kritikon ashpër koalicionin PDK-LDK
11.01.2017 | 17:38
Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje!, Dardan Molliqaj, ka kritikuar ashpër koalicionin PDK-LDK.
Ai ka thënë se po shihet qartë se kush është argat i Serbisë në Kuvendin e Kosovës. “PDK-ja na thonë që jemi pjellë e Serbisë. Ndërsa dje, sikurse edhe shumë herë më parë, nuk votuan për reciprocitet me Serbinë, por e vazhduan nënshtrimin e vendit tonë ndaj saj. LDK-ja na thonë që jemi pjellë e SHIK-ut. Në anën tjetër janë në koalicion me SHIK-un dhe e kanë bërë kryeparlamentar Kadri Veselin e president Hashim Thaçin. Ashtu sikur që deputetët e LDK-së nuk na i japin nënshkrimet për ta hetuar SHIK-un, as PDK-ja nuk na i jep votat për reciprocitet me Serbinë. Po shihet qartë kush janë argatët e SHIK-ut dhe Serbisë në Parlamentin e Kosovës”, ka shkruar Molliqaj në profilin e vet në “Facebook”.
 
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)