Murati: Diaspora ka investuar mjaftueshëm në Kosovë
Murati: Diaspora ka investuar mjaftueshëm në Kosovë
17.08.2017 | 12:27
Ministri në detyrë i Diasporës, Valon Murati, ka thënë se nuk duhet t’i hymë në hak diasporës pasi kanë investuar mjaftueshëm në Kosovë.
“Nuk bën t’i hymë në hak diasporës, kanë investuar mjaftueshëm në Kosovë”, ka deklaruar Murati.
Ai këto komente i bëri gjatë konferencës së mbajtur sot me temën “Nxitja dhe promovimi i investimeve të diaspora në Kosovë”.
Ndërsa Safet Fazliu nga D&D (Business Support Center), ka thënë se Kosova në raport me popullsinë e përgjithshme ka një diasporë të madhe.
Ai ka shtuar se e di rëndësinë e të hyrave që vijnë nga bashkatdhetarëve dhe ka lëvduar këtë veprim të të gjithë atyre që kontribuojnë nga jashtë. Sipas Fazliut, vetëm për këtë vit Kosova ka përfituar rreth 700 milionë euro nga bashkatdhetarët.
(Klan Kosova)