Murati uron qytetarët për Ditën e Pavarësisë
Murati uron qytetarët për Ditën e Pavarësisë
17.02.2017 | 12:06
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, ka uruar qytetarët për 17 shkurtin Ditën e Shpalljes së Pavarësisë.
Urimi i plotë i Valon Muratit:
 
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës!
Të nderuar pjesëtarë të popullit shqiptar kudo që jeni!
Në emrin tim personal, si dhe në emër të të gjithë anëtarëve e përkrahësve të Lëvizjes për Bashkim - urime 9 vjetori i pavarësisë së Kosovës!
Për të ardhur deri këtu ku jemi u deshtë mund, djersë e gjak! Breza të tërë sakrifikuan shumë, për të ardhur deri te kjo që akoma është pak! Prandaj ne do të vazhdojmë tutje drejt integrimeve kombëtare e atyre ndërkombëtare me të vetmin qëllim: siguri e paqe, zhvillim ekonomik e përparim të gjithanshëm për të gjithë qytetarët. Të qartë në qëllim dhe të bashkuar rreth këtij qëllimi mund dhe do t’ia dalim, pavarësisht sfidave e pengesave që do të na dalin përpara!
Urime dhe gëzuar 9 vjetori i pavarësisë së Kosovës!
Valon Murati
Kryetar i Lëvizjes për Bashkim
Prishtinë, 17.2.2017