Mustafa: Shqetësues lajmi për sulmin ndaj Parim Ollurit
Mustafa: Shqetësues lajmi për sulmin ndaj Parim Ollurit
17.08.2017 | 10:18
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa ka dënuar sulmin ndaj gazetarit, Parim Olluri. “Është shumë shqetësues lajmi për sulmin dhe dhunën e ushtruar ndaj kryeredaktorit të Insajderit, Parim Olluri. Në një shoqëri, në të cilën duhet të kultivohet e drejta e fjalës publike, aktet e tilla janë të ulëta, të papranueshme dhe të dënueshme. Besoj shumë në efikasitetin e organeve shtetërore për të sjellë para drejtësisë akterët e dhunës”, ka shtuar ai.