Ndërroi jetë Ramiz Kelmendi
Ndërroi jetë Ramiz Kelmendi
11.01.2017 | 22:47
Në moshën 86 vjeçare, ka ndërruar jetë shkrimtari Ramiz Kelmendi. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë publik nipi i tij, Adriatik Kelmendi. “Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, të dashur familjarë, miq e dashamirë, ju njoftoj se sonte u nda nga jeta axha im, që e kisha shumë më shumë se axhë, Ramiz Kelmendi, në moshën 86-vjeçare”, ka thënë Kelmendi në postimin e tij në “Facebook”. Ndërkaq, për detaje të ceremonive mortore, Adriatiku ka thënë se do të njoftojë më vonë.