Nuk më mbeti rrugë tjetër pos të largohem nga PDK-ja
Nuk më mbeti rrugë tjetër pos të largohem nga PDK-ja
17.08.2017 | 23:03
Ish-zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shukri Buja, pas aderimit në Nisma për Kosovën, në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re” ka thënë se nuk i mbeti rrugë tjetër pos të largohet nga PDK-ja.

Ai ka treguar se ish-partia e tij, PDK-ja, asnjëherë nuk i kishte marrë parasysh vërejtjet që ia kishte dërguar kryetarit dhe organeve të PDK-së. Buja ka vlerësuar se nuk ka shkuar për poste te Nisma. Ai ka thënë se nuk do të jetë kandidat i Nismës për kryetar të Lipjanit në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, por do ta fuqizojë me votë këtë subjekt politik. Buja në këtë intervistë ka folur edhe për vëllanë e vet, Ramë Bujën, i cili, sipas tij, shumë shpejt do ta bëjë publik qëndrimin nëse do të qëndrojë më tutje në PDK.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e së premtes të gazetës “Epoka e re”)