Nuk pres ndryshime në politikëbërje
Nuk pres ndryshime në politikëbërje
21.04.2017 | 09:25
Politologu Belul Beqaj ka vlerësuar se koalicioni qeverisës PDK - LDK është duke funksionuar me vështirësi dhe se partnerët e tij po përpiqen t’ia lënë “kilën” njëri-tjetrit.
Ai ka thënë se pasojat që po dalin kohët e fundit janë produkt i mënyrës tinëzare të krijimit të këtij koalicioni. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Beqaj ka thënë se duhet shkuar në zgjedhje për ta vlerësuar mbështetjen e subjekteve politike nga elektorati, e jo pse do të ndryshojë kualiteti i politikëbërjes. Ai ka thënë se pas zgjedhjeve të reja mund të ndryshojnë partnerët e koalicionit, mund të shtohet edhe ndonjë subjekt politik, por nuk mund të ndryshojnë mënyra dhe përmbajtja e politikëbërjes.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)