PD-ja: Ka qenë i pritur largimi i Avni Tafilit
PD-ja: Ka qenë i pritur largimi i Avni Tafilit
21.04.2017 | 17:14
Partia e Drejtësisë (PD) nëpërmjet një njoftimi për medie ka bërë me dije se e ka vlerësuar të pritur largimin e Avni Tafilit nga ky subjekt politik duke pas parasysh konfuzionin politik dhe paqëndrueshmërinë e tij karshi vlerave programore të programit politik të PD-së.
“PD-ja pret, që edhe të tjerët me mentalitet të ngjashëm të papranueshëm politik, të cilët në mënyrën më të rëndë e shkelën statutin e partisë, ta marrin rrugën e tyre jashtë Partisë së Drejtësisë”, është thënë në njoftimin e PD-së.