Pacolli: E kemi obligim ta bëjmë Kosovën shtet të zhvilluar ekonomikisht
Pacolli: E kemi obligim ta bëjmë Kosovën shtet të zhvilluar ekonomikisht
17.02.2017 | 15:56
Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, në 9-vjetorin e pavarësisë së Kosovës ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Pacolli, pasi ka uruar qytetarët për përvjetorin e pavarësisë, ka thënë se është obligim i yni që ta bëjmë Kosovën, shtet të zhvilluar ekonomikisht. “Në 9-vjetorin e pavarësisë, bëra homazhe te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova. Presidenti Rugova ishte udhërrëfyes dhe meritor i madh i formësimit të shtetit tonë. Një shtet i zhvilluar ekonomikisht ishte po ashtu ëndërr e presidentit. Realizimin e këtij synimi ne e kemi obligim sot. Urime!”, ka shkruar Pacolli në profilin e vet në “Facebook”.