Pacolli, me avion privat në Podgoricë
Pacolli, me avion privat në Podgoricë
26.09.2017 | 21:21
Avionin nuk e lë të pushojë gjatë. Këtë të martë, Behgjet Pacolli i angazhoi pilotët e tij që të bëhen gati edhe për një udhëtim.
Por, ky ishte një udhëtim më i shkurtër se të zakonshmit.Nga ajri, zëvendëskryeministri i Kosovës kaloi kufirin me Malin e Zi, për të shkuar në vizitë zyrtare në Podgoricë.
Pikërisht në kryeqytetin e vendit fqinj, tema kryesore ishte marrëveshja e demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës e Malit të Zi. Por, Mali i Zi nuk e ka ndërmend të pranojë një rinegociim të Marrëveshjes së Demarkacionit me Kosovën. Ky qëndrim iu rikonfirmua sot zëvendëskryeministrit kosovar, Behgjet Pacolli, nga të gjithë nikoqirët që e pritën në Podgoricë. /Klankosova