Pastrimi i listës me emrat e UÇK-së nuk nënkupton tërheqjen e saj në tërësi
Pastrimi i listës me emrat e UÇK-së nuk nënkupton tërheqjen e saj në tërësi
11.01.2017 | 11:50
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka reaguar për debatin e djeshëm në Kuvendin e Kosovës për çështjen e pastrimit të listës me emrat e pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët kërkohen nga Interpoli.
Krasniqi në profilin e vet në “Facebook”, ka shkruar se pastrimi i kësaj liste nuk nënkupton edhe tërheqjen e saj në tërësi.
 
Postimi i plot i Krasniqit:
 
Pastrimi i listës apo heqje e tërësishme e saj?!
 
Pastrimi i listës me emrat e pjesëtarëve të UÇK-së, nuk do të thotë edhe tërheqje e saj në tërësi. Pra kërkesa e deputetëve që morën pjesë në debat, nuk kishte të bënte me pastrimin e listës që Serbia ia ka ofruar Interpolit. Këtu nuk ishte fjala për heqjen e disave dhe mbetja e disa të tjerëve, se kjo do të thotë: se pjesërisht Serbia ka të drejtë, por jo në plotni. Prandaj hiqni disa emra nga ajo listë?!
Unë nuk besoj që deputetët e qeveritarët, kërkonin heqjen e pjesërishme të pjesëtarëve të UÇK-së nga ajo listë, por saktësimi gjuhësor nuk ishte i plotë, pra ishte shumë i mangët. Në ketë rast saktësimi gjuhësor ishte i domosdoshëm.
Diskutuesit mendonin diçka tjetër e kërkonin diçka tjetër. Madje ketë gabim e paska bërë edhe akademiku Sabri Hamiti i cili në shumë raste është i njohur për saktësime gjuhësore?! Pra, fjala pastrim i listës nuk mund të jetë e barasvlershme me tërheqjen e tërësishme të saj.
 
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)