Presidenti Meta, vizitë zyrtare në Gjermani
Presidenti Meta, vizitë zyrtare në Gjermani
26.09.2017 | 11:13
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka nisur sot një vizitë zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë.
Zyra e Presidencës ka bërë me dije se Meta është ftuar nga homologu i tij, Frank-Walter Steimeier. Gjatë kësaj vizite zyrtare, Meta do të zhvillojë takime të rëndësishme që synojnë rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe afrimin me Bashkimin Evropian (BE).