Presidenti Thaçi kujton Rexhep Malajn dhe Nuhi Berishën
Presidenti Thaçi kujton Rexhep Malajn dhe Nuhi Berishën
11.01.2017 | 15:21
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar sot Rexhep Malajn dhe Nuhi Berishën.
Ai ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha ranë për idealin e përbashkët, lirinë e Kosovës. “Para 33 viteve, dy veprimtarë të shquar të lëvizjes kombëtare, Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha ranë burrërisht në përleshje me forcat serbe në Prishtinë. Rexhep Malaj ishte burgosur më herët, dhe si veprimtar i pathyeshëm kishte vazhduar aktivitetin patriotik edhe pas daljes nga burgu. Te Nuhi Berisha kishte gjetur bashkëmendimtarin dhe idealistin. Ranë për idealin e përbashkët, lirinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi.