Presidenti Thaçi takoi Albrightin
Presidenti Thaçi takoi Albrightin
10.01.2017 | 21:35
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar në ShBA ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.
“Sapo përfundova një takim të përzemërt me miken time të shtrenjtë dhe përkrahësen e fuqishme të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, zonjën Madeleine Albright. Në këtë takim të veçantë dhe përmbajtjesor, sekretarja Albright sërish më tha se ‘puna me të cilën ajo krenohet më së shumti gjatë periudhës sa ka shërbyer si sekretare e Shtetit është roli i saj vendimtar për lirinë e Kosovës’”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.