Presidenti Thaçi u shpreh mirënjohje atyre që sakrifikuan për pavarësinë e Kosovës
Presidenti Thaçi u shpreh mirënjohje atyre që sakrifikuan për pavarësinë e Kosovës
16.02.2017 | 19:41
Në pritjen e organizuar për Ditën e Pavarësisë, presidenti Hashim Thaçi u ka shprehur mirënjohje të gjithë atyre që kanë punuar dhe sakrifikuar për këtë ditë.
“Në pritjen shtetërore për Ditën e Pavarësisë, me shumë miq vendorë e ndërkombëtarë, që çdo ditë japin kontribut për forcimin e shtetit tonë. U jemi mirënjohës të gjithë atyre që kanë punuar dhe sakrifikuar për këtë ditë. Kujtimi për ta do të jetë gjithmonë udhërrëfyes për ne”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.