Rama për ditën e Pavarësisë publikon foto të luftëtarëve të Kaçanikut
Rama për ditën e Pavarësisë publikon foto të luftëtarëve të Kaçanikut
16.02.2017 | 22:54
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në rubrikën e tij “Amarcord” në profilin e vet në “Facebook”, ka publikuar një foto të luftëtarëve të Kaçanikut me rastin e nëntë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Kaçanik të raftë pika, nuk e ditke çka asht frika!”. Duken vetëm një grusht në këtë foto, luftëtarët kosovarë të Kaçanikut më 1911 në një peisazh bukurie të egër. Por është vepra e tyre dhe e shumë të sakrifikuarve të tjerë në breza, që përkujtohen me nderim të madh në atmosferën e përvjetorit të nëntë të pavarësisë së Kosovës.