Rashiqi: Brukseli fajtor për mosrezultate në dialog
Rashiqi: Brukseli fajtor për mosrezultate në dialog
21.04.2017 | 11:20
Deputeti i Listës Serbe, Nenad Rashiq, e ka fajësuar Brukselin për mosrezultate në dialogun Kosovë-Serbi.
“Edhe pse Brukseli ka problemet e veta jam i sigurt se jo të gjithë merren me problemet e Kosovës dhe Serbisë. Askush nuk merr përgjegjësi pa ndërmjetësimin tuaj. Ju nuk dëshironi të merrni përgjegjësinë prandaj ky problem ka zgjatur kaq shumë. Kohëve të fundit isha në Bruksel dhe ju thash që ka shumë mundësi për manipulim me negociata dhe marrëveshje. Për të zvogëluar mundësinë për manipulim kam kërkuar që të kishte dy vëzhgues dhe të ishin të pranishëm gjatë negociatave në Bruksel sepse për shkak të manipulimit të medies dhe mënyrës se si situata paraqitet nga dy këndvështrime, të dy anët e kam fjalën për përfaqësimin e serbeve këtu në Kosovë këtu manipulimi do të zvogëlohej. Në Bruksel nuk po bëhet asgjë për të forcuar lirinë e serbëve të Kosovës”, ka deklaruar Rashiqi në sesionin e dytë punues të mbledhjes së tretë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë.