Lumezi: S’ka aktvendim për fillim të hetimeve për ministrin Rikalo
Lumezi: S’ka aktvendim për fillim të hetimeve për ministrin Rikalo
26.09.2017 | 14:06
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, duke folur për rastin e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo ka thënë se ata janë ende në fazën e grumbullimit të informacioneve dhe se kanë kërkuar informata nga Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut (KMLDNj) ashtu si edhe nga Fondi për të Drejtën Humanitare dhe banorët që e kanë akuzuar.

Lumezi poashtu ka deklaruar se deri më tani nuk ka aktvendim zyrtar për fillim të hetimeve për ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo, njofton “Klan Kosova”. Lumezi këtë deklaratë e ka bërë në konferencën e përbashkët për medie me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahirin pas një takimi me të. Ndërsa ministri Abelard Tahiri, ka thënë se e ka njoftuar kryeprokurin Lumezi me punën që po e bën Ministria e Drejtësisë në fushën e përgatitjes së legjislacionit penal, ndryshimeve në Kodin Penal dhe legjislacionin për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme, njofton Klan Kosova. Lumezi ka thënë poashtu se vizita e tij duhet të kuptohet si angazhim në forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë duke shprehur bindjen se me ndryshimet ligjore për Prokurorinë e Shtetit do të ketë ndikim në përmirësimin e sundimit të ligjit.