SHBA: Kosova ta formojë sa më shpejt Qeverinë
SHBA: Kosova ta formojë sa më shpejt Qeverinë
16.08.2017 | 19:04
Zëvendësambasadorja amerikane pranë Kombeve të Bashkuara, Michele Sison, sot ka kërkuar nga Kosova që sa më shpejt të formojë Qeverinë e re dhe të ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi.
Gjatë fjalimit të saj në mbledhjen e sotshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku është prezantuar raporti tremujor për zhvillimet në Kosovë, zëvendësambasadorja amerikane ka thënë se Kosova duhet të bëjë hapa drejt ndërtimit të një shoqërie multi-etnike. Po ashtu, diplomatja amerikane ka kërkuar zvogëlimin gradual të UNMIK-ut në Kosovë dhe në fund përfundimin e mandatit të këtij misioni, si dhe që raportet e Këshillit të Sigurimit nga tre muaj sa janë aktualisht të mbahen çdo gjashtë muaj.