Sadikaj: PDK në Istog do të fitojë fuqishëm më 22 tetor
Sadikaj: PDK në Istog do të fitojë fuqishëm më 22 tetor
18.10.2017 | 21:56
Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Istogut, Beqir Sadikaj, së bashku me Adem Grabovcin dhe kryetaren e Gruas Demokratike në Istog, Ajshe Metaj ka takuar sonte gratë e komunës së Istogut.
Sadikaj ka thënë se gratë janë shtylla e familjes, e shoqërisë dhe e shtetit të Kosovës.”Gruaja në vendin tonë ka qenë çdo herë përkrah mashkujve, prandaj PDK e çmon shumë rolin e gruas. E çmoj edhe unë. Edhe sonte shpreha zotimin që në qeverisjen time, tri drejtori në start do t’i udhëheqin gratë", ka premtuar Sadikaj.
Duke parë sallën e mbushur përplotë, është shprehur i bindur në fitore.”Ky takim ishte edhe një mesazh i qartë: PDK në Komunën e Istogut do të fitojë fuqishëm më 22 tetor”, ka thënë Sadikaj.