Shukri Buja sot zyrtarizon aderimin te Nisma për Kosovën
Shukri Buja sot zyrtarizon aderimin te Nisma për Kosovën
17.08.2017 | 10:08
Ish-kryetari i Lipjanit, Shukri Buja, sot zyrtarisht do të aderojë në Nisma për Kosovën.
Buja, i cili dha dorëheqje ditë më parë nga kryetari i PDK-së, në Lipjan do t’i bashkohet partisë se Fatmir Limajt. Buja ka konfirmuar se do t’i bashkohet Nismës. “Sot në ora 14:00, do të mbahet një konference për media dhe aty do të shihni pozicionimin tim të ri politik”, ka thënë shkurt ai për “Indeksonline”. Ai nuk ka zbuluar nëse do të kandidojë për kryetar të Lipjanit nga radhët e Nismës. “Të gjitha do t’i mësoni sot në konferencë”, ka shtuar ai.