Sulmohet gazetari Parim Olluri, AGK-ja dënon sulmin ndaj tij
Sulmohet gazetari Parim Olluri, AGK-ja dënon sulmin ndaj tij
16.08.2017 | 23:50
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka dënuar sulmin fizik ndaj kolegut Parim Olluri, i ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së mërkurë. AGK-ja kërkon nga organet e sigurisë që të zbulojnë këtë rast në afat optimal pasi që sulme të tilla, në themel dëmtojnë lirinë e shprehjes dhe medies. “AGK i uron shërim të shpejt kolegut Olluri si dhe bashkëshortes së tij, të cilët kanë pësuar lëndime trupore gjatë sulmit. Kolegu Olluri dhe bashkëshortja e tij janë trajtuar në QKUK. AGK-ja do të përcjell me vëmendje këtë rast duke kërkuar efikasitet nga organet e drejtësisë”, është thënë në reagimin e AGK-së.