Tahiri: Kosova ka vizion euroatlantik dhe properëndimor
Tahiri: Kosova ka vizion euroatlantik dhe properëndimor
21.04.2017 | 12:06
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë së Kosova synon të bëhet anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian (BE).
“Kosova është vend euroatlantik. Këtë e kemi dëshmuar që nga përfundimi i luftës, pasi liria dhe pavarësia kanë në saje të bashkëpunimit strategjik perëndimor. Ne kemi vet vizion euroatlantik dhe jemi shtet properëndimor, por edhe interesat tona janë pro perëndimore. Në politikën e jashtme jemi treguar vizionar. Kemi pranuar fqinjësinë e mirë edhe përkundër faktit se opinioni ka pasur shumë kritika për dy arsye të mëdha dhe të arsyeshme e pra që Serbia se ka njoh Kosovë dhe s’ka kërkuar falje. Përkundër të gjithë këtyre kritikave ne dëshmuam një përformancë serioze dhe konstruktive sepse besojmë se kapitulli i luftës mund të mbyllet dhe mund të fillojmë një kapitull të paqes”, ka thënë Tahiri në sesionin e dytë punues të mbledhjes së tretë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë.
Ajo ka thënë së për shkak të këtyre arritjeve, Kosova ka marrë MSA-në. “Kemi edhe obligime tani për të përmbushur MSA-në. Duhet te vazhdojë dialogu. Dialog ka mundësuar të shtrihet sovraniteti në veri dhe po ndihmon për përfshirjen e minoritetit serbë dhe ky dialog varet nga përkrahja e SHBA-së dhe 5 vendet mos njohëse të BE-së”, ka thënë ajo.

Redaksia online
(a.m. / epokaere.com)