Tahiri inkurajon shqiptarët të mos shpërngulen nga Lugina
Tahiri inkurajon shqiptarët të mos shpërngulen nga Lugina
18.10.2017 | 17:23
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka vizituar të mërkurën komunën e Bujanocit, ku është pritur në takim nga kryetar i saj, Shaip Kamberi.
Tahiri ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me komunat e Luginës së Preshevës. Tahiri ka inkurajuar qytetarët e kësaj ane që të qëndrojnë në vendbanimet e tyre dhe të mos shpërngulen, si dhe i ka siguruar se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë përkushtimin për ta. “Ndjenjë e veçantë vizita në Komunën e Bujanocit, ku shpreha vullnetin e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit në mes të institucioneve tona dhe komunave të Luginës së Preshevës, me një qasje aktive dhe të konkretizuar me hapa të matshëm, veçmas në fushat që lidhen me mirëqenien e qytetarëve. I inkurajova qytetarët e kësaj ane që të qëndrojnë në vendbanimet e tyre dhe të mos shpërngulen, si dhe i sigurova se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të tregojë përkushtim për ta”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
 
Fotografia e Abelard Tahiri 
Fotografia e Abelard Tahiri 
Fotografia e Abelard Tahiri