Takimi i tretë BE-Kosovë për MSA-në, i suksesshëm
Takimi i tretë BE-Kosovë për MSA-në, i suksesshëm
21.04.2017 | 14:31
Ka përfunduar sesioni dyditorë i mbledhjes se tretë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë.
Pas përfundimit të kësaj mbledhje, kryetari i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, Xhavit Haliti, e ka quajtur te suksesshëm sesionin dyditorë ku është diskutuar për MSA-në. “Sapo mbyllëm me sukses takimin e tretë. gjatë këtij sesioni dyditorë kemi diskutuar tema të ndryshme të rëndësishme për perspektivën tonë evropiane. Ajo që ishte rendësi, është se në takim morën pjesë një numër i madh i ministrave, shefja e Zyrës së BE-së, Apostolova, ministri i Brendshëm dhe Edita Tahiri. Shpresoj se të arriturat e këtij takimi do të jenë të suksesshme dhe do t’ju prijnë të arriturave të Kosovës. Besoj se deklarata e miratuar nuk do të has në vesh të shurdhër të BE-së, por Kosova të jetë sa më shpejtë pjese e BE-së”, ka thënë Haliti.
Ndërsa Tonino Picula, përfaqësues i BE-së, ka thënë së Kosova është e orientuar drejtë integrimit evropian. “Ne biseduam për sfidat të cilat mund të jenë pranë nesh. Kosova është orientuar drejt rrugës së Bashkimit Evropian. Kosova është vend i ri dhe duhet të lëviz drejtë bashkimit evropian dhe rruga e qytetarëve të Kosovës duhet të jetë Bashkimi Evropian. Jam optimist që do të zbatohet kjo deklaratë. Kishte argumente të ndryshme dhe ne i vendosem në letër”, është shprehur ai.
 
Redaksia online
(a.m. / epokaere.com)