Takohen Hyseni e Fungo, gjendja e sigurisë stabile
Takohen Hyseni e Fungo, gjendja e sigurisë stabile
21.04.2017 | 11:50
Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Giovanni Fungon, me të cilin diskutuan për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë e cila u vlerësua stabile.
Megjithatë, ministri Hyseni dhe komandanti i KFOR-it, u pajtuan se koordinimi i veprimeve midis Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, si dhe këmbimi i informatave duhet të vazhdojë.
Në këtë takim u konstatua se bashkëpunim midis MPB-së dhe KFOR-it është shumë i mirë dhe i frytshëm.