Thaçi: Ndërkombëtarët s’janë kundër ushtrisë, por kundër metodologjisë
Thaçi: Ndërkombëtarët s’janë kundër ushtrisë, por kundër metodologjisë
20.03.2017 | 12:33
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, edhe sot e ka përmendur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.
Ai duke folur në hapjen e Javës së Gruas, ka theksuar se transformimi i FSK-së, Demarkacioni me Malin e Zi dhe integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian janë të domosdoshme.
Në prani të ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie, i cili ka kundërshtuar formimin e ushtrisë me nisma ligjore, presidenti Thaçi ka theksuar se ushtrinë e kanë mirëpritur të gjithë përveç vërejtjeve të miqve ndërkombëtarë e që siç ka thënë ai “ata nuk janë kundër ushtrisë por kanë vërejtje për metodologjinë e formimit të ushtrisë”. Ndërsa ambasadori Greg Delawie në fjalën e tij ka folur për rolin e gruas në shoqëri për çfarë edhe ishte organizuar kjo ngjarje. Sipas tij, avancimi i rolit të gruas ka rëndësi për integrimin e Kosovës, pasi që siç tha ai, roli i gruas ka rëndësi të jetë zë i fuqishëm në të gjitha proceset politike dhe ekonomike.