Thaçi: Sulmi ndaj Zogajt, sulm ndaj institucioneve të Kosovës
Thaçi: Sulmi ndaj Zogajt, sulm ndaj institucioneve të Kosovës
16.08.2017 | 19:34
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas sulmit ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogajt.
 Ai këtë gjë e ka cilësuar si të papranushëm. “Sulmi ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogajt, është i papranushëm, i drejtuar kundër institucioneve të Kosovës dhe përpjekjeve tona për forcimin e sundimit të ligjit”, ka thënë Thaçi. Thaçi ka ftuar organet e drejtësisë që të zbardhin sa më shpejtë rastin. “Ftoj policinë e Kosovës dhe institucionet e drejtësisë që të ndriçojnë sa më parë këtë rast dhe të gjejnë autorët e këtij krimi. Drejtorit Zogaj i uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar ai në profilin e vet në “Facebook”.