Thaçi: Sulmi ndaj gazetarit Olluri, i patolerueshëm
Thaçi: Sulmi ndaj gazetarit Olluri, i patolerueshëm
17.08.2017 | 08:38
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka quajtur të patolerueshëm sulmin ndaj gazetarit Parim Olluri. Përmes një reagimi në llogarinë e vet në “Facebook”, presidenti Thaçi ka thënë se gazetarët nuk duhet të dekurajohen nga akte të tilla kriminale. “Sulmi ndaj gazetarit Parim Olluri është i patolerueshëm në shtetin të cilin e kemi ndërtuar mbi vlerat e demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe shprehjes së lirë. Parimit dhe bashkëshortes së tij u uroj shërim të shpejtë, derisa nga organet kompetente kërkoj veprime të vendosura dhe të shpejta, në mënyrë që sulmuesit të dalin para drejtësisë. Gazetarët nuk duhet të dekurajohen nga akte të tilla kriminale. Përkundrazi! Ata duhet të vazhdojnë, me një vendosmëri të pathyeshme, rolin e tyre të pazëvendësueshëm në një shoqëri demokratike”, ka shkruar Thaçi.