Thaçi në Majami shpalos përvojën e shtetndërtimit të Kosovës
Thaçi në Majami shpalos përvojën e shtetndërtimit të Kosovës
21.04.2017 | 00:35
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në Forumin Botëror Strategjik në Majami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka shpalosur përvojën e shtetndërtimit të Kosovës, me ç’rast ka e folur për energjinë, infrastrukturën dhe zhvillimin ekonomik.
“Kosova është bërë shtet në kohën e krizës ekonomike që kishte kapluar shtetet e botës dhe rajonit tonë, por sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, asokohe ne shënuam rritjen më të madhe ekonomike në Evropë. Pa marrë asnjë cent borxh, në kohë rekorde ndërtuam mbi 800 kilometra rrugë e autostrada dhe sot kemi borxhin me të ultë publik në Evropën Lindore. Në Forumin Botëror Strategjik theksova se pa siguri nuk mund të ketë as ekonomi të fuqishme dhe ky leksion vlen si për superfuqi, siç është Amerika, ashtu edhe për shtete të vogla si Kosova”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.