Thaçi ngushëllon familjet e viktimave në Barcelonë
Thaçi ngushëllon familjet e viktimave në Barcelonë
17.08.2017 | 22:46
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë, ku mbetën të vdekur 13 persona e 50 tjerë të plagosur.
Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Thaçi ka dënuar ashpër këtë sulm. “Në këto çaste të rënda, populli i Kosovës bashkëndjen me familjet e viktimave si pasojë e sulmit terrorist në Barcelonë. Ne dënojmë ashpër këtë sulm dhe, së bashku me aleatët tanë, mbesim të palëkundur në luftën e përbashkët dhe të pakompromis kundër terroristëve kudo në botë.Vlerat demokratike që shoqëritë tona i kanë ndërtuar, nuk do të mund të përdhosen nga sulme të tilla qyqare kundër qytetarëve të pafajshëm”, ka shkruar ai.