Thaçi takohet me Mogerhinin, bisedon për liberalizimin e vizave
Thaçi takohet me Mogerhinin, bisedon për liberalizimin e vizave
17.02.2017 | 19:10
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në kuadër të Konferencës së Sigurisë së Mynihut ka takuar Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Frederica Mogherini, ku kanë diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor. Ata po ashtu kanë biseduar se kur qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza.
”Në kuadër të Konferencës së Sigurisë së Mynihut takova edhe Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, zonjën Mogherini, me të cilën biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.U pajtuam se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në politikë, ekonomi dhe sundim të ligjit, ndërsa në rajon është promovuese e paqes dhe dialogut. Për çështjen konkrete të liberalizimit të vizave, Brukseli tani pret që Kosova të përmbushë edhe kushtin e fundit, atë të ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, që kosovarët të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen”, ka bërë të ditur Thaçi në profilin e vet në “Facebook”.