Thaçi uron qytetarët: Dita e Pavarësisë na bën krenarë
Thaçi uron qytetarët: Dita e Pavarësisë na bën krenarë
17.02.2017 | 15:47
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka uruar qytetarët me rastin e Festës së Pavarësisë së Kosovës.
“Dita e Pavarësisë është ditë që na mbush me emocione të gjithëve. Është ditë që na bënë krenarë për të kaluarën tonë, të sotmen dhe për të ardhmen e sigurt evropiane. Dita e Republikës është dita juaj! Është ditë kur kujtojmë shumë e shumë gjenerata, prindër dhe familjarë tuaj, që ëndërruan, punuan dhe sakrifikuan që ne ta gëzojmë këtë ditë. Urime të gjithëve Dita e Pavarësisë. Kosova është vend i paqes dhe dashurisë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.